Menuja
Lajmi i fundit
 
  O Tragjas  o  hijerende ,                                           ku gjemon vallja me kenge.   

      O Tragjas lule aroma, vendi i luleve te njoma.
Mire se erdhet ne Tragjas











Ka vuajtur shume gjate luftes se pare dhe te dyte boterore.Eshte djegur e shkaterruar tre here por nuk eshte gunjezuar. I ka dhene Luftes Nacionaliste Clirimtare 4 heronj dhe 38 deshmore nga bijte e tij trima dhe fisnike. Nga ky fshat kane dale malit partizane mbi 200 djem e vajza te radhitur  ne ceta e batalione te ndryshme. Tradita e hershme  ketij fshati, ku cdo familje derdhte kontribut financiar per te krijuar "bursen e fshatit" me ane te se ciles mbeshteteshin financiarisht studentet me rezultate te mira per te ndjekur studimet  e larta jashte shtetit ,e ben kete fshat unik  ne vecorite,sjelljet dhe karakteristikat e tij.

Shkolla 8-vjecare e Tragjasit mban emrin e heroines se popullit "Zonja Curre" dhe eshte nder te paktat shkolla ne Republiken e Shqiperise e dekoruar me urdherin "Naim Frasheri i Arte". Ka nxjerre nga gjiri i saj mbi 2500 vete me arsim te mesem, mbi 600  kuadro me arsim te larte,nje armate te tere intelektualesh te fushave te ndryshme. Nje pjese e madhe e tyre kane arritur poste te larta drejtuese deri ne Ministra,Zv/Ministra, Drejtore Drejtorie etj. Ushtrise shqiptare i ka dhene mbi 200 kuadro shembullore.Ka njerez mikprites,bujare,arsimdashes e me kulture, te cilet ecin me kohen por respektojne ne te njejten kohe doket edhe zakonet e trasheguara nga te paret e tyre.

Ne qoftese ju jepet rasti per ta vizituar kete vend te mbrekullueshem i cili zhvillohet me ritme te shpejta nga dita ne dite, ju keshillojme te mos ta humbisni kete mundesi.
Ndodhet 25 kilometra ne Jug te qytetit te bukur bregdetar te Vlores. Kufizohet me Orikumin, Radhimen, Dukatin dhe Gjormin.Perbehet nga 150 shtepi dhe 1300 banore.Natyra i ka dhuruar nje pozicion gjeografik te perkryer duke nderthurur me njeri tjetrin malin,fushen dhe detin.Ne qender te tij buron uji i fresket i Izvorit i cili pasi krijon nje liqen te vogel,derdhet nepermjet lumit me te njejtin emer,ne detin Jon. Shtepite e ketij fshati piktoresk qendrojne rreze malit te Lungares duke shikuar qetesisht detin e bukur te Jonit dhe qytezen e Orikumit qe ndodhet perkarshi.

Siper,mes maleve  te larte ndodhet fshati i vjeter i Tragjasit , vendi ku u linden dhe jetuan te paret tane. Ai qendron i heshtur e ne vetmi, duke shijuar te vetmen gje qe i ka ngelur nga koha,panoramen fantastike qe ja mundeson pozicioni i saj gjeografik.Njerin sy e mban nga rruga  duke pritur me deshire te madhe qe dikush ta vizitoje e te kujdeset per te.
Web-faqja





Dy fjale nga krijuesi
Ishte Janari i vitit 2001 kur lindi ideja e krijimit te nje faqe interneti dedikuar Tragjasit.  Nje historik i shkurter i fshatit dhe disa te dhena per deshmoret  qene materialet e para qe u publikuan  nen emrin e asaj qe sot  mbare njihet si ''web-faqja e Tragjasit''. Ideja dhe qellimi ishin te thjeshta ! Njohja,konservimi dhe promovimi i vlerave e trashegimise kulturore te fshatit  u bene tre brinjet kryesore qe formonin trekendeshin baze mbi te cilin do te  zhvillohej ky projekt.

Ka kaluar nje kohe e gjate dhe eshte bere nje pune e madhe disa vjecare per ekzistencen,pasurimin dhe vazhdimesine e faqes.  Brendia e  saj  ka qene e mbushur me materiale historike per fshatin dhe shkollen, me informacion per heronjte dhe deshmoret. Nuk kane munguar gjithashtu krijimtarite letrare te autorve tane. Nje liber shenimesh per vizitoret  dhe se fundmi hapja e forumit  shenuan konsolidimin e plote te faqes duke e bere  ate edhe me interaktive.Nje numer i madh vizitoresh shfletojne perdite faqet tona per te marre pjese ne diskutime te  ndryshme ne forum. Bashkefshatare nga vende te ndryshme te botes e vizitojne faqen rregullisht duke kontaktuar cdo dite me njeri tjetrin per te ndare gezimet,hidherimet dhe informacionet e ndryshme qe disponojne.

Vazhdimesia e faqes kerkon pune,kohe dhe shpenzime financiare.Te gjitha shpenzimet  per kete faqe,qysh nga krijimi i saj e deri me sot jane perballuar nga buxheti im personal. Veshtiresite financiare kane  qene te shumta. Megjithate keto veshtiresi nuk me kane  kthyer dot nga rruga e nisur. Ju siguroj qe me cdo lloj menyre,kjo faqe do ekzistoje dhe une do te bej maksimumin per kete. Nga keto 10 vjet pune per mirembajtjen e faqes, une nuk kam patur asnje fitim financiar dhe nuk kam kerkuar mbeshtetje financiare nga askush edhe pse shume patriote  jane treguar te gatshem te kontribojne financiarisht. I vetmi fitim qe une kam pas nga puna e bere mbi kete faqe ,ka qene kenaqesia qe kam marre nga urimet dhe vleresimet tuaja. Ndihem i lumtur qe kam bere dicka te vogel e modeste per vendin tim,ndihem i lumtur qe ju kam ardhur sado pak ne ndihme bashkefshatareve te mi neper bote .

Eshte bere nje pune e madhe,por kemi akoma shume per te bere se bashku. Une hodha themelin e krijimit te faqes,eshte detyra e te gjitheve te vendosim nga nje gure duke kontribuar  per pasurimin e saj. Dikush nje mendim,dikush nje ide,dikush nje verejtje,dikush nje urim,dikush nje  fakt historik,jane keto qe i japin akoma me shume vlera dhe e kompletojne  faqen tone.  Duhet te bejme nje pune te mire,dhe punet e mira nuk behen vetem. Ndaj ju ftoj te punojme te gjithe bashke per Tragjasin.

Bashke per Tragjasin !
Vizitore aktuale ne faqe :
Kemi               vizitore  online ne keto momente .
Forumi

1
Ata qe mundesojne faqen :
Kontribonjne financiarisht per faqen
1-Olsi Avduli
2-Emri juaj
3-Emri juaj
4-Emri juaj
Faqe partnere


Krijimtari letrare
T r a g j a s i
O Tragjasjote, ku jini?
Si harruat,pse nuk vini?
Hajdeni,ju dua shume,
Ketu do gjeni rinine,
Do takoni babe e nene,
Do kujtoni vegjeline ...


Shtypi shqiptar :


O tragjasjote ku jini ..!?
O Tragjasjote, ku jini?
Si harruat,pse nuk vini?
Hajdeni,ju dua shume,
Ketu do gjeni rinine,
Do takoni babe e nene,
Do kujtoni vegjeline ...

Te varret ne Mokorave,
Dola te te shoh kundruall,
Dhe jam ulur,kam pushuar,
Fillova te dredh duane,
Trup e shpirt te sakatuar,
Kur te pashe te ligeshtuar,
Te djegur,te perveluar...

Ka ardhur yt bir,se sheh?
Si fik faqet me jane rreshkur,
Se jam plakur e jam fishkur
Ke te drejte qe nuk me njeh,
Se dhe shume jam vonuar,
Por gjithmone te kam kujtuar

Por dhe ti o fshat i dashur,
Qenke tretur dobesuar,
Spaska me porta me harqe ,
E me gure te latuar.
Dhe sarajet me dy kate,
Ferrat ti paskan mbuluar,
Ste shoh dot me lote ne faqe,
Mos me rri i ligeshtuar.

Kam ardhur te shuaj mallin,
Te shoh fushen edhe malin,
Te bredh sokaket e tua,
Nga Stavroi ne perrua,
Te freskoj ballin ne krua.
Te shoh shkollen e xhamine
Se me kujtojne rinine.

Te kerkoj te paret tane,
T`u gjej varret ku i kane,
T`u flas,tu ulem ne gjunje,
T`u them se kam ardhur une ,
T`u vendos nje pllake guri,
Qe te mos humbasin kurre.

Te dal tutje ne lemenj,
Te degjoj zile kembore,
Te shoh kopene ne brinje,
I terbojne cjepte percore,
Nga keng`e cules dyjare
Mikja te mos flere fare.

Te shikoj vajzat e fshatit,
Si thellezat monopatit,
Qe vijne duke kenduar,
Aty ne te perenduar,
Mbajne furkat neper duar,
Meskeputura si ngjala,
C`te shohe hena kur te dale!

Te takoj motrat e mia,
Me niper e mbesa plot,
Te mblidhen tek avllia,
Te kater te thinjur sot,
Ti puth ne balle te tria,
Do ikim pa vijme mot.

Tek bregu gjej babane,
Mbase mbledhur prane jane,
Ne kuvend nga cdo mehalle,
Si ogic ti qendroj prane,
Si dikur kur isha djale,
Malli shume me ka marre,
Kam kohe qe se kam pare.

Pastaj te clodhem ne krua,
Ku nisin rruget e tua,
Si blete zogjte ne rrepe,
Here ikin,vijne prape,
Keng`e tyre me deh mua,
Me kujton ate qe dua.
Ministrite shqiptare:


Institucione shqiptare:


Ushtria shqiptare:


Artikulli i javes
Nje material i pregatitur nga Guri Shyti, intelektual, ish ushtarak, rritur ne tragjas te vjeter, Ai pasqyron  topografine e fshatit, nje dokument qe e gjen rralle e do ngelet si kontribut me vlere. Lexoni kete variant Interesant te  tij per historine. Falenderojme Zotin Arben Shytaj per kontributin dhe interesin e treguar ne drejtim te publikimit te ketij materiali ne faqen e Tragjasit.

Ja se cthote autori ne hyrje te materialit '' Këto radhë ua vë në dispozicion përpiluesve të historikut të fshati, t’i përdorin, ose jo, sipas vendimit të tyre dhe, në qoftë se i shfrytëzojnë, nuk kam asnjë pretendim të më referohen mua. '' .

MATERIAL NDIHMËS PËR HISTORIKUN E FSHATIT TRAGJAS NGA GURI SHYTI

Tragjasi me të treqind shtëpitë dhe rreth 1500 banorët e vet  (në v. 1939) shtrihet, në lartësinë 350 m mbi nivelin e detit, në faqet e brendshme të disa kodrave, që formojnë një luginë, në mes të së cilës ndodhen krojet dhe rrapet. Që aty zë fill një përrua, ku rrjedhin ujërat e krojeve, përrua i cili e ndan pjesën e poshtme të fshatit, d.m.th. atë perëndimore, në dy pjesë. Shtëpitë janë të vendosura sipas fiseve, nëpër lagje (mëhalla) me emërtime që e kanë origjinën e tyre në kohën kur fshati ishte i krishterë. Kodrat mbi të cilat është vendosur fshati rrethohen nga hone, rrëpira dhe përrenj të thellë, gjë që të krijon përshtypjen se të parët, që u vendosën fillimisht aty, kanë synuar të ndërtonin një kala natyrore, e cila të mund të mbrohej nga armiqtë e mundshëm me sa më pak forca. Njëra nga kodrat quhet Stravoi (emër ky me prejardhje të panjohur, sepse nuk dua ta quaj sllave) që shtrihet në lindje të fshatit, në jug ndodhet Maja e Shpardhit, e cila zbret në drejtim të fshatit dhe ndahet nga qafa e Gropave (varreve) prej përroit të Bubuligës ( një përrua ky jo aq i thellë në fillimin e tij, por që vjen duke u thelluar kur derdhet në përroin e Xhamet, dhe që mendoj se e ka marrë emrin nga fjalët “bubu e liga”, sepse, nga të rriturit, ishte krijuar psikoza tek ne fëmijët se atje strehohej qoftëlargu, gjë që ne na fuste frikë të tmerrshme).

Më në perëndim të Shpardhit vjen “Maja me Zhur”. Quhet kështu ngaqë ajo kodër përbëhej nga një rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët, e cila përdorej si rërë për ndërtimin e mureve të fshatit (Zhur = rërë në zhargonin e fshatit). Nga maja me Zhur kodra fillon të zbutet dhe të bjerë në Lugun e Babet, derisa bie në përroin e Rrotet. Është interesante të theksohet në këtë vështrim topografik të Tragjasit se, kodrat, nga ana e pasme e tyre, bien gati vertikalisht në disa përrenj. Faqet e kodrave janë të thepisura dhe shumë të thella, gjë që e bën të pamundur futjen në fshat nga ajo anë. Për të hyrë në fshat ka vetëm disa shtigje. Kështu, përveç shtegut të Thanasit, në veriperëndim, në jug është qafa e Shënmërtirit, ndërsa nga ana e Sofës mund të hyhet në fshat nëpërmjet një udhe që ngjitet nëpër faqen e përroit të Shullërit. Në përbërjen ë këtyre përrenjve të thellë hyjnë edhe tri gropa të thella të quajtura “hauze”, ku ne fëmijët nuk kishim shkelur kurrë, sepse ishin të mbështjellë nga një mjegull e dendur frike. Vetëm nëpër shtigjet e mësipërme mund të hyhej në fshat si nga këmbësorët dhe nga kafshët, sepse ndryshe, për të hyrë në fshat nga ana e shpateve të thepisura të kodrave rrethuese, duhet të kacavareshe, ose të përdorje mjetet e alpinistëve.

Përroi i Bubuligës, zakonisht është i thatë, ashtu si edhe përrenjtë e tjerë që e rrethojnë fshatin. Vetëm kur kishte reshje binte ujë të pakët që nga Maja e Qivurit prej nga nisej dhe pasi kalonte gropën e Abilskëndue, zbriste në rrugën hyrëse për në Qafën e Gropave, ku fshatarët kishin ngritur një digë, e cila ishte mbushur me prurjet e përroit dhe lejonte kalimin lirisht përmbi të. Po të nisesh nga fshati, të dalësh në Qafën e Gropave, të kalosh Bubuligën, futesh në lugun e Shpardhit, pastaj del te cepi i kodrës së shpardhit, në vendin që quhet e ndara e udhëve, ku janë dy udhë që ndahen: njëra zbret poshtë drejt përroit të Xhamet, pastaj futet në lugun e Shënmërtirit, ngjitet te ara e Mërkuret, vazhdon të ngjitet nëpër korijen e Thanaset dhe del në qafë të Ballushit. Po të ngjitesh më lart kësaj udhe, arrin te një gurrë me pak ujë, që quhet gurra e Alliut, pastaj ngjitesh më tej te vendi i quajtur rrëza e Fsakës dhe po të vazhdosh ngjitjen, në mesin e faqes së malit, të del përpara një fushë e gjerë sa një fushë futbolli që quhet vali i Qesarit, emër i  cili ndoshta ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.

Udha e sipërme shkon gjatë shpatit të shpardhit të Bitret dhe del te shtegu që përmendëm më sipër i qafës së Shënmërtirit, prej aty zbret poshtë, bie në përroin e Shënmërtirit, kalon në lugun e Rukanit, kapërcen përroin e Gërxhinës, duke lënë në krahun e majtë Brinjën e Çobanit, ngjitet në vendin e quajtur trapi (pylli) i Gërxhinës. Atje ndodhet një rrugë e gjerë me kalldrëm, që flitej se ishte ndërtuar për qëllime ushtarake nga ushtria italiane gjatë Luftës së Parë botërore 1914-1918. Një pjesë e pyllit të Gërxhinës, që nuk është tjetër veçse një pyll me lloj-lloj drurësh, quhet pylli i Kabellue dhe një pllajë e shpyllëzuar që quhet Hasanshyt. Në atë pyll prisnin dru zjarri familjet e fisit tonë, por vetëm kaq, sepse pronë e jona ishte vetëm pylli, toka jo (!). Vendi ku priteshin dhe nga silleshin drutë, më shpesh ngarkuar në shpinën e grave, ishte mbi një orë larg nga fshati, ndërsa rruga, siç e përmenda ishte tejet e vështirë, edhe për kafshët e ngarkuara, pa le pastaj për gratë e shkreta.

Maja e Stravoit që shtrihet në lindje të fshatit ka një zgjatim veri-perëndim-jug, fillon në veri-perëndim me hundën e Gjondhime, e cila sundon madhërishëm mbi fshat, dhe mbaron në jug me një shkëmb që quhet shkëmbi i Lardhjamit, pastaj bie thikë në përroin e thellë të Bubuligës. Kodra nga ana lindore bie pingul në përroin, i cili niset që nga Ballushi, ku quhet përroi i Ballushit, zbret poshtë, lë nga e djathta majën e Matokanës, majën e Hysgjokajve, korijen e Skëndoamate dhe bregun e Rrirave, zbret poshtë ku merr emrin përroi i Xhame, zbret më poshtë, ndryshon emrin në përroi i Vilave, në vazhdim të të cilit ndodhet një nga hauzet (në gjuhën shkencore quhen kanione) që përmendëm më sipër, me emrin Hauzi i Rrotet. Hauzi është një gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave.

Në faqen lindore të Stravoit, e cila nuk duket nga fshati është ndërtuar një rrugë e gjerë ushtarake, e cila quhet “udha e Italianëve”, e ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake. Kjo udhë nis në afërsi të shkollës së fshatit kalon nga qafa e Mishgjatit, i vjen si një brez rrotull majës së Stravoit, kalon disa metra poshtë gurit të Lardhjamit, futet në përroin e Bubuligës, kalon nëpër lugun e Shpardhit dhe ndjek udhën e sipërme që përshkruam më lart dhe që shpie deri në Dukat. Në vitet tridhjetë, udha e Italianëve, prapa Stravoit, ishte gërryer aq shumë nga ujërat e shirave saqë ishte e pakalueshme dhe nuk përdorej nga fshatarët.Nga ana jugperëndimore kodrat bien gjithashtu thikë poshtë në përrenj që nisin nga përroi i Gërxhinës. Ky i fundit zë fill nga pjesa e Dukatit, vazhdon më poshtë, kalon pranë stanit të Qerim Balil Bitrit, i cili ndodhet në fund të lugut të Shenës dhe që ka përballë në anën e majtë të lëvizjes së përroit brinjën e Ramjes, dhe aty merr emrin përroi i Qivurit (nga maja e Qivurit, poshtë së cilës kalon), bie gjithashtu në një hauz të thellë, pastaj zbret poshtë, ku merr emrin përroi i Shullërit që ndan fshatin nga Sofa, për t’u bashkuar pastaj me përroin e Vilave në fund të fshatit, ku së bashku marrin emrin përroi i Viçanit dhe derdhen në “lumin e Dukatit”, duke kaluar pranë konakut të Tahiret
.
Në perëndim të fshatit, përtej përroit të Vilave ndodhet qafa e Varreve, ku ndodhen disa varre të vjetër, pastaj maja e Viçanit (emër, ndoshta me prejardhje nga fjala viç), kodrat e Mërtire, Kalaja e Gjon Boçarit etj. Po të vazhdosh të zbresësh më poshtë bie në Fushën e Katiut, (që ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut), pastaj hasesh me lumin (përroin) e Dukatit.Kalaja e Gjon Boçarit ka mure të fortë të ndërtuar me gurë të mëdhenj, që i kanë qëndruar mirë kohës dhe që ngjajnë me muret e kalasë së Lezhës, të Petrelës, Rozafës etj., brenda të cilës ruhen konturet e 10-12 shtëpive që datojnë nga mesjeta e vonë.Në topografinë e Tragjasit një vend të veçantë zë edhe Sofa. Për të vajtur në Sofë nga fshati ka vetëm një shteg dhe kjo është qafa e Shullërit. Prej aty zbret në një rrugë kafshësh drejt përroit të Shullërit, pastaj fillon ngjitjen thikë dhe del te një çezmë që quhet çezma e Sofës, e cila buron që poshtë një kodre me një pamje të çuditshme, e ngjashme me një shtëpi me çati gjigante të pjerrët dhe që quhet maja e Qytezës (?!) Edhe emërtimi i gjithë trevës, Sofë, është enigmatik. Mund ta ketë prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri  Sofi i ndonjë gruaje, pa përmendur pastaj se pushtuesit sllavë mund ta kenë bërë homonime me Sofjen e Bullgarisë.

Edhe emërtimi, “Maja e Qytezës” duhet ta ketë një zgjidhje. Ka gjasa të shumta që aty të ketë qenë ndërtuar ndonjë qytezë, e cila është rrënuar dhe mbuluar me dhè, gjë që ta vërtetojnë rrënojat që gjenden aty këtu, sidomos ato të një kulle drejtkëndëshe 6,1x3,8 m me mure të trashë dhe shenjat e një kishe që ruhen ende. Ndonjë gërmim arkeologjik në atë trevë mund të hedhë dritë mbi enigmën e këtij toponimi.

LEXONI MATERIALIN E PLOTE DUKE KLIKUAR MBI KETE SHKRIM
Te ndryshme


Me  muar  malli, me  muar,
Per shkollen time kundruall,
Per  Sirotic  e  Izvuar
Per te dy rrepet ne krua
Copyright 2011                                                         Te gjitha te drejtat te rezervuara
   Dizenjuar  nga  Olsi  Avduli 
o_avduli@hotmail.com
Temat me te fundit
ne forum